Bota

Dalin përgjigjet e testeve për 17 mjekët në Kosovë, të gjithë rezultojnë negativ, qeveria kufizon oraret e qarkullimit

28 Mars 2020, 10:11 Nga DOSJA
Dalin përgjigjet e testeve për 17 mjekët në Kosovë,

KOSOVË– Në Kosovë janë testuar edhe 17 mjekë për të mësuar nëse janë  infektuar nga koronavirusi, por nga përgjigjet e rezultateve të 17 mjekët kanë nga karantina sepse kishin rezultuar negativ ndaj Covid-19.

Të  17 mjekët në Kosovë janë izoluar prej 15 ditësh, për shkak se kanë pasur kontakt me ambientin ku ishte trajtuar një 77-vjeçari i infektuar me koronavirus.

Ky lajm është bërë me dije nga Drejtoresha e QKMF’së, Vjollca Kadolli, e cila në një  postim në rrjetet sociale ka thënë se i gjithë personeli shëndetësor ka rezultuar negativ.

‘Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti rezultojnë NEGATIV dhe sot dalin nga vetizolimi. Sapo na lajmeroi IKSHP në Prishtinë. Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH.”- ka shkruar Kadolli.

Ndër të tjera në Kosovë janë marrë vendime për një orar të ri të lëvizjes së kufizuar, ku është vendosur ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private në orarin 17:00-06:00.

“Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00 përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).”- thuhet në njoftim.

Ndërkohë  në Kosovë janë në total 88 të infektuar nga koronavirusi dhe është  shënuar vetëm 1 viktimë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove vjollca kadolli koronavirusi ne kosove vjollca kadolli

Sondazh

Poll