Bota

Listës së kongresmenëve amerikanë i shtohen edhe 2 të tjerë, Mike Kelly dhe Joe Cunningham rezultojnë me COVID-19

28 Mars 2020, 10:32 Nga DOSJA
Listës së kongresmenëve amerikanë i shtohen edhe 2 të

SHBA– Në Amerikë mes të infektuarëve mësohet që janë edhe 5 kongresmenë. Rezultuan poztivë për COVID-19 edhe dy kongresmenët e tjerë Mike Kelly dhe Joe Cunningham, të cilët e çuan numrin total të në 5.

Përmes një deklarate 71-vjeçari Kelly tha se ai kishte simptoma pothuajse si të gripit gjatë kësaj jave, prandaj dhe kishte zhvilluar një test pranë Spitalit Memorial të Butler.

Ndërkohë ai është shprehur se simptomat e tij ishin të buta, prandaj dhe do të  vijojë të punojë normalisht në distancë nga  shtëpia.

Ndërsa 37-vjeçari, Cunningham, u shpreh se është izoluar prej 19 marsit pasi kishte pasur kontakt me një anëtar të Kongresit i cili rezultoi pozitiv.

 “Ndihem mirë, që nga 17 marsi nuk kam qenë në gjendje të nuhas ose të shijoj, gjë që e mësova këtë javë se është një simptomë e mundshme e COVID-19.”- u shpreh ai.

Nga ana tjetër doktori i Cunningham deklaroi se ai bërëi sërish dje një test të ri për virusin dhe rezultati doli pozitiv.

Senatori Rand Paul, Mario Diaz-Balart dhe Ben McAdams janë tre kongresmenët e tjerë që kanë rezultuar pozitiv ditët e fundit, pas pasur asnjë test negativ.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe cunningham koronavirusi ne shba mike kelly joe cunningham koronavirusi ne shba mike kelly

Sondazh

Poll