Aktualitet

“Jam me COVID-19 bashkë me gruan”, Adriatik Alimadhi shkon në Infektiv pas ndërhyrjes së Ramës e Manastirliut: Jam në

27 Mars 2020, 17:35 Nga DOSJA
“Jam me COVID-19 bashkë me gruan”, Adriatik Alimadhi shkon

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi në një reagim në Facebook, ka treguar sot se një nga pacientët e prekur me COVID-19 është dhe ai. Në një reagim në Facebook, Alimadhi tregonte se prej ditësh por kurohej vetën në shtëpi, ku ishte i ifektuar bashkë me gruan.

Deputeti me anë të një letre të hapur tregonte vuajttjet që kishte kaluar duke u shprehur se Rama nuk po kujdeset për shëndetin e tij dhe të popullit, pasi nuk i kishte kthyer përgjigje. Ai hidhe akzua kundër Kryeministrit, por ky i fundit iu përgjigj duke i uruar shërim të shpejtë.

Pasdite gjendja e Alimadhit është rënduar pak, por sërish ai është i stabilizuar dhe ka shkuar në spitalin Infektiv ku do vijojë kurimin në ditët në vijim. Në një prononcim, ligjvënësi u shpreh se pak reagimit të Ramës e Manastirliut ai do shtrohet në spital.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll