Aktualitet

DALIN REZULTATET! Personeli mjekësor në Ortopedinë e lezhës nuk është infektuar

27 Mars 2020, 17:16 Nga DOSJA
DALIN REZULTATET! Personeli mjekësor në Ortopedinë e lezhës

LEZHË– Personeli mjekësor i pavionit të Ortopedisë në Spitalin e Lezhës nuk janë të infektuar me koronavirus. mësohet se kanë dalë rezultater e analizave, përtë gjithë stafin mjekësor, dhe ata kanë rezultuar të pastër.

Pavijoni i Ortopedisë u mbyll një ditë më parë, pasi një paciente e shtruar u konfirmua me koronavirus. kështu, i gjithë stafi iu nënshtrua analizave.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne lezhe lezhe plani i masave per covid-19 koronavirusi ne lezhe lezhe plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll