Aktualitet

Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhi, dërgohet me urgjencë te Infektivi

27 Mars 2020, 17:04 Nga DOSJA
Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhi, dërgohet

TIRANË- Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi është rënduar. Sipas informacioneve mësohet se deputeti është dërguar sot pasdite me urgjencë tek Infektivi, ku do të vijojë dhe kurimin për COVID-19.

Deputeti Alimadhi me anë të një letre publike ka treguar se prej ditësh është infektuar me COVID-19 dhe është kuruar në shtëpi. Deputeti i Ballit Kombëtar i bënte thirrje qeverisë që ta ndihmonte, pasi gjendja e tij po rëndohej dhe hodhi akzua kundër Ramës. Pas njoftimit ka reaguar dhe Rama duke i uruar shërim të shpejtë deputetit dhe i tha që të mosstresohej.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi deputeti me covid-19 masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi adriatik alimadhi deputeti me covid-19 masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll