Politike

Balla tregon diskutimet në Konferencën e Kryetarëve: Kuvendi fillon punën të hënën, Komisionet do diskutojnë Anti-KÇK-n

27 Mars 2020, 15:47 Nga DOSJA
Balla tregon diskutimet në Konferencën e Kryetarëve: Kuvendi

TIRANË- Kreu i Grupit të PS, Taulant Ball aka reaguar sot pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Në një reagim në mediat sociale, Balla bën me dije se  të hënën do të vijojë punën Kuvendi me Komisionet Parlamentare që do disktuojnë për 9 aktet normative të qeverisë.

Gjithashtu Kuvendi sipas Rregullores do të shqyrtojë edhe dy dekretet e Presidentit, i cili ka refuzuar të dekretojë Ligjin Anti-KÇK dhe Ligjin për “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

? Kuvendi i Shqipërisë mbledh Konferencën e Kryetarëve online. 9 aktet normative që lidhen me Luftën kundër Covid-19 dhe ligje të tjera të rëndësishme do të shqyrtohen nga komisionet parlamentare duke filluar nga dita e hënë. Sapo komisionet të përmbyllin punën e tyre online, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë me miratimin e tyre. Gjithashtu Kuvendi sipas Rregullores do të shqyrtojë edhe dy dekretet e Presidentit, i cili ka refuzuar të dekretojë Ligjin Anti-KÇK dhe Ligjin për “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Lidhur me të dytin, prej më shumë se një vit, është punuar dhe asistuar në një grup pune me ekspertë të Horizontal Facility Programme, financuar nga BE dhe Këshilli i Europës. Si BE dhe KiE kanë ofruar në dakordësi mes tyre një skuadër ekspertësh. Grupi i ekspertëve drejtohej nga eksperti, që ka qenë dhe një nga ekspertët e Komisionit të Venecias për Opinionin mbi projektligjin e proceseve kalimtare të pronës në Shqipëri në tetor 2019. Ekspertet kanë sjellë komente me shkrim, sic dhe sqarohet në Raportin për ligjin dhe cdo koment është transpozuar në Ligj”, shkruan Balla.

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot ku planifikuar kalendarin e punimeve për periudhën 30 mars-17 prill.  Komisionet do të mblidhen online për shqyrtimin e akteve normative, ndërkohë që është rënë dakord për shtyjen e afatit për Reformën Zgjedhore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferenca e kryetareve miratohet paketa anti-kçk taulant balla konferenca e kryetareve miratohet paketa anti-kçk taulant balla

Sondazh

Poll