Politike

Rama tregon se si do fuknsionojë dalja me leje: Do e kërkoni me SMS, përgjigjen e merrni pas 24 orëve

27 Mars 2020, 14:36 Nga DOSJA
Rama tregon se si do fuknsionojë dalja me leje: Do e kërkoni me SMS,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se si do të funksionojë mënyra e re për të dalë nga shtëpia gjatë kohës së luftës me COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Rama bëri me dije se  kërkesa duhet të dërgohet 24 orë para, që të merret konfirmimi. 

Leja do dërgohet me SMS dhe do kërkoni lejen dhe përgjigjen nuk do e merrni direkt por pas 24 orësh. Kush del pa leje dhe jashtë orarit, do të gjobitet dhe do t’i merret makin që të jemi të qartë“, u shpreh Rama.

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar apo farmaci pa marrë lejen me e-mail ose telefon në emër të familjes. Rama ka prezantuar sot planin e ri të daljes së qytetarëve, ku tashmë do dilet vetëm një orë në ditë dhe leja do kërkohet 24 orë para. Kreu i qeverisë: Pensionistët nuk përfitojnë, për ta do kujdeset shteti.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll