Politike

“Lasgushi, hamalli fantastik i kësaj kohe të errët”, Rama poston VIDEO-n nga brenda avionit: Po sjell armë për mbrojtje

27 Mars 2020, 15:25 Nga DOSJA
“Lasgushi, hamalli fantastik i kësaj kohe të errët”,

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar sot se avioni i “Air Albania” është nisur sërish drejt Shqipërisë me pajisje mjekësore nga Turqia. Në një video të shpërndarë në Facebook, Rama shkruan se Lasgushi është hamalli fantastik i kësaj kohë të errët.

? LASGUSHI, HAMALLI FANTASTIK I KËSAJ KOHE TË ERRËT, VAZHDON SJELL ARMË PËR MBROJTJEN E JETËS? #AirALBANIA?? #njëAtdhe??#njëFamilje”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avioni lasgush edi rama masat kunder covid 19 avioni lasgush edi rama masat kunder covid 19

Sondazh

Poll