Politike

Deputeti Alimadhi me koronavirus, Rama: I uroj shërim të shpejtë i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta

27 Mars 2020, 14:18 Nga DOSJA
Deputeti Alimadhi me koronavirus, Rama: I uroj shërim të shpejtë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konfirmimit të infektimit me COVID-19, të deputetit opozitar, Adriatik Alimadhi. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se i uron shërim sa më të shpejtë deputetit dhe i mirëkupton fjalët e tij të tepërta. 

Më tej Kryeministri shprehet se  i lutet që të ndjekë këshillat e mjekëve e të mos mbistresohet për strategjinë e luftës që e kanë vendosur ekspertët e shkëlqyer dhe jo politikanët. 

Deputeti i Kuvendi të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti me anë të një reagimi zyrtar lidhur me gjendjen e tij.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi deputeti me covid-19 edi rama masat kunder covid 19 adriatik alimadhi deputeti me covid-19 edi rama masat kunder covid 19

Sondazh

Poll