Politike

“Pagjumësi kronike, lodhje…”, Rama liston problemet, si po ndikon tek ai ardhja e koronavirusit në Shqipëri

27 Mars 2020, 15:32 Nga DOSJA
“Pagjumësi kronike, lodhje…”, Rama liston problemet, si

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo periudhë ka qenë e vështirë për të dhe se i ka shkaktuar pagjumësi kronike. Në një prononcim për Vizion Plus, Rama u pyet se çfarë ndikimi ka pasur në jetën e tij dhe personalisht situata e Covid-19 dhe shtoi se ka qenë e vështirë për të por është përqëndreuar në marrjen e masave.

“Ka ndikuar tek unë personalisht në formën e një pagjumësie kronike tanimë dhe në formën e një prodhimi të energjisë ekstra për të rezistuar. Për të tjerat nuk e di, nuk kam menduar dhe nuk është koha për të bërë këto konkluzione sepse jemi në luftë dhe se strategjia e qeverisë është që ta fitojmë atë,”- tha kryeministri.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronaviruis ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronaviruis ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll