Politike

I infektuar me koronavirus, 9 ditë më parë deputeti Alimadhi thyente si ‘rebel’ karantinën, ja kush ishte xhiroja e tij

27 Mars 2020, 13:40 Nga DOSJA
I infektuar me koronavirus, 9 ditë më parë deputeti Alimadhi

TIRANË– Deputeti i Kuvendi të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti me anë të një reagimi zyrtar lidhur me gjendjen e tij.

Deputeti tha se kishte shkuar që të vizitohej më datë 24, ditë kur nuk i kishte duruar dot më simptomat e pandemisë. Mirëpo disa ditë më parë, deputeti ka qënë një nga rebelët që shkelte urdhërat e kryeministrit Edi Rama duke dalë nga shtëpia edhe gjatë orarit të ndaluar. Në videon e mëposhtme, e regjistruar më datë 19 mars rreth orës 10:00-11:00 të paraditës, deputeti është ndaluar nga efektivët e Policisë, të cilët i kërkuan që të shkonte në shtëpi pasi orari kishte mbaruar.

“Po shkoj, po futem në shtëpi,”-iu përgjigj efektivëve- Alimadhi, ndërkohë që afati kur mund të lëvizte kishte mbaruar. Me siguri kjo ka qënë një prej xhirove fatale, që ka sjellë edhe infektimin e kreut të “Ballit Kombëtar”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll