Aktualitet

Manastirliu jep lajmin e mirë: Priten të vijnë dhe 10 mijë teste për COVID-19

26 Mars 2020, 21:44 Nga DOSJA
Manastirliu jep lajmin e mirë: Priten të vijnë dhe 10 mijë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur sot për debatin që është bërë ditët e fundit për testimin. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Manastirliu u shpreh se strategjia e qeverisë po rezulton e suksesshme.

Ne kemi ndjekur një strategji që është ajo e izolimit. Kjo strategji është bërë edhe në bashkëpunim të plotë me ekspertët. Në qoftë se ekspertët thotë që duhet ndjekur strategjia e testimeve, atëherë do ndjekim atë strategji”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë e pyetur për kapacitetin e testeve, ministrja tha se janë porositur 10 mijë teste. “Po, i kemi kapacitetet. Kemi porositur 10 mijë teste tek OBSH-ja dhe herën e fundit kanë ardhur 2 mijë. Do vijnë nga 2 mijë, 3 mijë”, u shpreh më tej ajo.

Në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ogerta manastirliu testet e covid 19 masat kunder covid 19 ogerta manastirliu testet e covid 19

Sondazh

Poll