Sport

Manchester City nuk kursehet, paguan pagat e 1000 punonjësve deri në fund të sezonit

25 Mars 2020, 21:11 Nga DOSJA
Manchester City nuk kursehet, paguan pagat e 1000 punonjësve deri në

ANGLI- Manchester City është zotuar të paguajë stafin për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Kampionët e Anglisë do të paguajnë 1000 punëtorë, që merren me stadiumin, rrjetet sociale, marrëdhëniet me publikun, ekipi PR, punëtorët e dhomave të zhveshjeve, sanitarët e çdokush tjetër që ka kontratë me klubin anglez.

Fillimisht i gjithë stafi u frikësua pasi  drejtuesit e klubit vendosën një “mur heshtjeje”,por me një email drejtuar punonjësve shefi operativ Omar Berrada e zgjidhi shpejt problemin.

Të gjithë punonjësit do të paguhen deri në përfundimin e sezonit. Një gjest i madh, edhe pse Manchester City nuk i ka aspak problem paratë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne sport manchester city koronavirusi ne sport manchester city

Sondazh

Poll