Politike

Nuk ndal ‘hemoragjia’ nga opozita, dy kandidatë të tjerë pranojnë mandatin

21 Mars 2019, 12:24 Nga DOSJA
Nuk ndal ‘hemoragjia’ nga opozita, dy kandidatë të

TIRANË– Një tjetër kandidate për deputete ka ‘tradhtuar’ LSI-në, duke pranuar mandatin. Bëhet fjalë për Ambra Borova, e cila do të deputete e LSI në Shkodër.

Po kush është Ambra Borova?

Ajo u përfshi fillimisht në strukturat e Lëvizjes Rinore për Integrim për t’u bërë më pas anëtare e LSI-së.

Ajo ka kryer studimet për stomatologji, ndërkohë që është vajza e fizarmonicistit të Madh, Luan Barova lindi në Shkodër më 3 janar 1957. 

Nga radhët e PD-së në Elbasan, kandidati për deputet që ka pranuar mandatin është Arben Elezi.

Që prej 21 shkurtit, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën. Vendet e mandateve të djegura janë zënë nga kandidatët e tjerë të listave shumëemërore për deputetë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambra borova arben elezi djegia e mandateve te opozites lsi pd ambra borova arben elezi djegia e mandateve te opozites lsi pd

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2019, 11:55

‘Zbulimi’ i PD: Policia përgjon selinë blu

Pas lajmit se protestuesit e PD-së po qëllonin me gurë ndaj policisë nga brenda selisë blu, një reagim ka ardhur edhe nga këta të fundit.Sipas PD-së, Policia e ...