Aktualitet

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë jep alarmin: Janë anuluar rezervimet, kërkojmë ndihmë nga shteti

25 Mars 2020, 15:06 Nga DOSJA
Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë jep alarmin:

TIRANË- Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi ka kërkuar ndihmën e shtetit për të përballuar krizën që ka arhdur nga COVID-19. I ftuar sot në emsionin ‘Top Talk’ në Top Channel, Topuzi tha se  janë anuluar të gjitha rezervimet që janë bërë për këtë verë dhe i gjithë sektori i turizmit do përballet me një krizë shumë të rëndë.

Qershori i anuluar plotësisht. Edhe udhëtimet personale. Korrik dhe gusht janë pothuajse zero. Sezoni është i dështuar”, ishte ky alarmi që dha Topuzi. Sipas tij mungesa e turistëve në vend sjell mijëra vende të humbura pune.

Një turist që zbret në Rinas punëson 7-8 në tetë persona në turizëm. Po marr një shëmbull një hotel që ka 100 dhoma ka më shumë se 200 punonjës, e kuptoni çfarë do të thotë që 200 persona që rrinë pa punë, por nuk preket vetëm turizmi për dhe një zinxhir i plotë biznesesh që mbeten pa punë. Prandaj shteti duhet të ndërhyjë se turizmi është një sektor shumë i rrëzikuar”, shtoi më tej kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë.

I pyetur nëse do angazohet qeveria për t’i lehtësuar krizën këtij sektori, ai tha se janë në komunikim me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi dhe po kërkojnë pagimin e pagave minimale për 3 muaj. “Ne i kemi kërkuar qeverisë që të marrë përsipër që të paguajë pagën minimale për çdo punonjës,. Ta kalojmë këtë luftë duke mbijetuar”, shtoi më tej ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kriza ne turizem masat kunder covid 19 shoqata e operatoreve turistike zak topuzi kriza ne turizem masat kunder covid 19 shoqata e operatoreve turistike zak topuzi

Sondazh

Poll