Bota

LDK dhe opozita rrëzojnë qeverinë e Albin Kurtit, 82 deputetë votojnë mocionin e mosbesimit

25 Mars 2020, 11:27 Nga DOSJA
LDK dhe opozita rrëzojnë qeverinë e Albin Kurtit, 82

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës me 82 vora pro dhe 32 kundër ka votuar mocionin e mosbesimit të inicuar nga Lidhja Demorkratike e Kosovës për rrëzimin e qeverisë Albin Kurti. Seanca e sotme zgjati më shumë se 10 orë, ku deputet kanë folur me radhë dhe kanë debatuar me njëri tjetrin.

Gjatë seancës deputet e LDK i janë ofruar për bashkëpunim edhe njëherë Kurtit, duke i thënë se duhet të tërhiqej nga shkarkimi i Agim Veliut. Nga ana tjetër Kurti është shprehur në fjalën e tij se është i vendosur në fjalën e tij dhe nuk i vinte keq për veten, por për Kosovën nëse qeveria do rrëzohej.

Por Kurti tha se ngërçi me LDK-në nuk kishte lindur me shkarkimin e ministrit Agim Veliu, por sepse ai nuk ishte dakord me marrëveshjen e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi.

Tashmë pritet që Presidenti i Kosovës të organizojë një tryezë me të gjitha partitë dhe ka mundësinë që të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por mund të formojë dhe një qeveri të uniteti kombëtar, ku Lëvizja Vetëvnedosje do jetë në opozitë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koronavirusi ne kosove mocioni i mosbesimit ndaj qeverise kurti rrëzohet qeveria e albin kurtit albin kurti koronavirusi ne kosove mocioni i mosbesimit ndaj qeverise kurti rrëzohet qeveria e albin kurtit

Sondazh

Poll