Bota

Princi i Uellsit, Charles infektohet nga koronavirusi, Familja Mbretërore konfirmon

25 Mars 2020, 10:48 Nga DOSJA
Princi i Uellsit, Charles infektohet nga koronavirusi, Familja Mbretërore

BRITANI E MADHE- Princi Charles i Uellsit ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin dhe po shfaq simptoma të mesme, “por megjithatë gëzon shëndet të mirë“, sqaron shtëpia Mbretërore.

Zëdhënësi i shtëpisë bëri me dije se edhe Dukesha e Cornuellit, Camilla është testuar, por ka rezultuar negative.

Në përputhje me urdhërat e dhëna nga qeveria dhe mjekët, princ Charles dhe Dukesha ndodhen të vetëizoluar në shtëpinë e tyre në Skoci.

Ende nuk ka informacion të saktë sesi është infektuar princi, apo takimet e tij të fundit që ka mbajtur përgjatë këtyre ditëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli princi i wellsit koronavirusi ne angli princi i wellsit

Sondazh

Poll