Bota

738 viktima në Spanjë nga COVID-19, tejkalon edhe Kinën, shkon në 3434 numri i të vdekurve

25 Mars 2020, 11:16 Nga DOSJA
738 viktima në Spanjë nga COVID-19, tejkalon edhe Kinën, shkon

SPANJË– Pas Italisë tashmë Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi. Shifrat e fundit të  bëra publike nga mediat e huaja tregojnë se edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i viktimave.

Mësohet se 738 viktima të tjera janë raportuar ditën e sotme në Spanjë, duke e çuar numrin total të të vdekurrëve në 3,434.

Ndërsa të infektuar në Spanjë numërohen rretth 47.610, me  një rritje prej  20%.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronvirusi ne spanje koronvirusi ne spanje

Sondazh

Poll