Bota

Rrjeti shpërthen në kritika ndaj Jeff Bezos, burri më i pasur në botë kërkon nga publiku fonde për punonjësit e Amazon

25 Mars 2020, 12:54 Nga DOSJA
Rrjeti shpërthen në kritika ndaj Jeff Bezos, burri më i pasur

SHBA – Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos, burri më i pasur në botë po përballet me komente të shumta negative sa i përket kërkesës së tij për publikun, që të dhurojnë para për punonjësit e kompanisë së tij që po punojnë edhe gjatë situatës së vështirë të pandemisë Covid-19.

Fondacioni “Amazon Relief” u krijua me 25 milion dollarë nga kompania e-commerce për të ndihmuar “punonjësit dhe partnerët” e saj, konkretisht ata që janë përgjegjës për detyrën e nevojshme në ofrimin e të gjitha produkteve që porosisin konsumatorët në SHBA.

Përveç kompanisë që ka kontribuar 25 milion dollarë në këtë fond, ai gjithashtu ka kërkuar që edhe publiku të dhurojë para nëse e shohin si të rëndësishme.

“Edhe pse ne nuk presim që dikush ta bëjë këtë, ju mund të dhuroni vullnetarisht  në fond nëse keni dëshirë ta bëni këtë.”- shkruajti Amazon në uebfaqen e fondit të tij.

Ndërsa pandemia vazhdon të përhapet, më shumë konsumatorë drejtohen në faqen zyrtare elektronike, kompania pritet të postojë një shumë parash edhe më të madhe këtë vit. Por akoma po kërkon që konsumatorët të kontribuojnë në fondin e tij nëse dëshirojnë.

“Ne nuk kemi kërkuar ndihmë për kompaninë. Struktura për të funksionuar një fond si ky, të cilin qindra ndërmarrje bëjnë përmes së njëjtës palë, kërkon që programi të jetë i hapur për kontributet publike, por ne nuk jemi duke kërkuar për veten ato kontribute, në asnjë mënyrë.”- tha një zëdhënës i Amazon për The Independent.

Amazon njoftoi se gjatë pandemisë do të punësojë një 100,000 punonjës shtesë për të ndihmuar në shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve që ka. Gjithashtu rriti pagën me 2 dollarë në orë dhe dyfishoi pagën kur punonjësit punonin jashtë orarit.

Fillimisht, kompania vendosi se do të paguante vetëm ditët  e pushimit për punonjësit e sëmurë, por tashmë është bërë me dije se për të gjithë ata persona të infektuar me COVID-19 ose ata që po qëndrojnë në karantinë, do të marrin pagë të plotë.

Në postimet dhe statuset nëpër rrjetet sociale janë parë dhjetëra komente që kritikojnë këtë veprim, pasi për ta nuk është e drejt që njeriu më i pasur në botë të kërkojë bamirësi nga publiku.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: independent

A.C/Dosja,al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amazon jeff bezos koronavirusi ne bote amazon jeff bezos koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll