Aktualitet

Merret vendimi përfundimtar, shteti shqiptar duhet të paguajë 140 mln € për Beketin

24 Mars 2020, 17:22 Nga DOSJA
Merret vendimi përfundimtar, shteti shqiptar duhet të paguajë 140

TIRANË- Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka marrë vendimin përfundimtar për çështjen mes shtetit shqiptar dhe Françesko Beketit. Sipas vendimit të marrë dje, mësohet se Shqipëri duhet t’i paguajë biznesmenit italian, Françesko Beketi, një shumë që shkon deri në 140 milionë euro.

Më këtë vendim taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë sipas këtij vendimi 140 milionë euro, plus shpenzime marramendëse, për proceset gjyqësore, që nga shteti shqiptar nuk janë bërë kurrë publik.

Që prej hedhjes së gjyq nga Beketi deri në marrjen e vendimit përfundimtar, shteti shqiptar bëri dhe një përpjekje për të fituar kohe dhe kërkoi të anulojë një pjesë të vendimit dhe Gjykata e Uashingtonit pranoi kërkesën për rishqyrtim të asaj pjese të argumentuar nga shteti shqiptar duke pezulluar përkohësisht shlyerjen e pagesës, pra zbatimin e menjëhershëm të vendimit derisa një komitet ad-hoc do të shqyrtonte si anulimin, ashtu edhe pezullimin.

Por komiteti ad-hoc ka vendosur ditën e djeshme të heqë pezullimin e ekzekutimit të vendimit për pagimin e 110 milionë eurove. Kjo do të thotë se ekzekutimi i kësaj shume duhet të bëhet automatikisht dhe menjëherë.

VENDIMI gjendet duke klikuar KËTU

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama francesco becchetti gjyqi me beccettin edi rama francesco becchetti gjyqi me beccettin

Sondazh

Poll