Aktualitet

Gjykata shtyn seancën për Tahirin, avokati: Mund të kërkojmë gjykim të shkurtuar

21 Mars 2019, 11:41 Nga DOSJA
Gjykata shtyn seancën për Tahirin, avokati: Mund të

TIRANË-Eshtë shtyrë seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me arsyetimin se nuk ishin njoftuar 3 të pandehurit e tjerë të dosjes,  Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, të cilët janë pjesë e dosjes në seancën paraprake.

Në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës, ndërkohë që avokati i Tahirit, Maks Haxhia është shprehur se prokuroria nuk ka prova, por la të hapur mundësinë që Tahiri të kërkojë një proces gjykimi të shkurtuar.

Prononcimi për gazetarët:

A do ketë kërkesë për gjykim të shkurtuar?

Haxhia shtoi se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Maksim Haxhia:  “Akoma nuk kemi vendosur. Por nëse do vazhdojë kështu kalvari i zgjatjeve do të detyrohemi ta bëjmë kërkesën me gjykim të shkurtuar sepse gjithë materiali që ne kemi parë në 57 kapituj, fashikujt e dosjeve në ngarkim të Tahirit dhe të tjerëve, nuk ka asnjë provë që të implikojë Tahirin, që të çojë në ngritjen dhe bazueshmërin e akuzave për të cilat ai është sjellë në për gjykim. Nuk ka letërporosi ishte abuzim dhe keqdashje në çështjen Tahiri nga analistë të qëllimshem dhe të pozicionuar. Nuk ka 8 por 2 letërporosi që nuk kanë të bëjnë me akuzat.”

Në seancën e sotme pritej që gjykata të jepte vendimin për vijimësinë e dosjes Tahiri. Ish-ministri kërkon nga gjykata pushimin e çështjes, pasi sipas palës mbrojtëse, prokuroria nuk ka prova për të mbajtur Tahirin në bangën e të akuzuarve.

“U nis si një çështje e bashkuar me Habilajn, por tashmë u çua në gjykatë me ish-oficerët e policisë. Ne kërkojmë pafajësi sepse nuk ka prova. “-u shpreh Maks Haxhia para gazetarëve.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, akuzohet për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. Në fillim të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri gjykata e krimeve te renda gjykim i shkurtuar maks haxhia saimir tahiri dosja tahiri gjykata e krimeve te renda gjykim i shkurtuar maks haxhia saimir tahiri

Sondazh

Poll