Politike

Çelja e negociatave, Kryemadhi: Lajm shprese për Shqipërinë, fillimisht të mbrojmë shëndetin

24 Mars 2020, 14:26 Nga DOSJA
Çelja e negociatave, Kryemadhi: Lajm shprese për

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si lajm shprese për Shqipërinë vendimin e ministrave të BE-së për çeljen e negociatave. Kryemadhi shkruan se menjherë duhet të nisë punë për plotësimin e kushteve. 

“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira” thotë Kryemadhi.

Ditën e sotme, Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësimin. Ministrat e Jashtëm të BE kanë dhënë sot “OK” për anëtarësim. Maqedonia e Veriut nuk ka kushte për të plotësuar, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Vendimin e komentoi edhe politika shqiptare, e cila  ka përshëndetuar vendimin dhe është fokusuar tek përmbushja e kushteve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be çel negociatat me shqiperinë celja e negociatave me be 2020 monika kryemadhi be çel negociatat me shqiperinë celja e negociatave me be 2020 monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 24 Mars 2020, 11:23

TIRANË – Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë publike të gjitha masat e marra në burgje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në fja...