Politike

OK’ për negociatat, përmallohet ministri Gent Cakaj: Të dua përtej fjalëve, Shqipëri!

24 Mars 2020, 14:04 Nga DOSJA
OK’ për negociatat, përmallohet ministri Gent Cakaj: Të dua

TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas vendimit pozitiv për çeljen e negocitave të Shqipërisë me BE. Në një reagim në rrjetet e tij sociale Cakaj shkruan se ky është një lajm i mrekullueshëm dhe rruga e Shqipërisë është vetëm drejt BE-së. 

Vendimin mesa duket Cakaj e ka përjetuar shumë pasi nuk i ka kursyer as fjalët e mirë lidhur me Shqipërinë. 

“Kjo është e mrekullueshme: U vendos hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Mirënjohës për të gjitha institucioneve për këtë arritje historike. Flamuri i Shqipërisë do të japë përparësitë kryesore dhe do të vazhdojë reformat. Angazhimi ynë për rrugën e Flamurit të Bashkimit Evropian është thjesht i palëkundur. Është e qartë: E ardhmja jonë është në BE. Të dua përtej fjalëve, Shqipëri! Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! URIME TË GJITHËVE,”-tha Cakaj. 

Ditën e sotme, Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësimin. Ministrat e Jashtëm të BE kanë dhënë sot “OK” për anëtarësim. Maqedonia e Veriut nuk ka kushte për të plotësuar, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Vendimin e komentoi edhe politika shqiptare, e cila  ka përshëndetuar vendimin dhe është fokusuar tek përmbushja e kushteve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be çel negociatat me shqiperinë celja e negociatave me be 2020 gent cakaj be çel negociatat me shqiperinë celja e negociatave me be 2020 gent cakaj

Sondazh

Poll

Politike 24 Mars 2020, 11:23

TIRANË – Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë publike të gjitha masat e marra në burgje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në fja...