Sport

“Futbollistëve po i bëhet presion nga klubet”, Sindikata e Futbollistëve: Do të vendosim në dijeni autoritetet shtetër

24 Mars 2020, 15:59 Nga DOSJA
“Futbollistëve po i bëhet presion nga klubet”, Sindikata e

TIRANE- Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka reaguar përmes një komunikate për shtyp teksa zbulon se klubet po i ushtrojnë presion futbollistëve për të dalë në stërvitje.

Kryetari i sindikatës ka ashpërsuar tonet ndaj klubeve duke u shprehur se do të njoftohen autoritetet shtetërore bazuar në aktin administrativ të datës 15 mars 2020.

Në reagimin e Sindikatës shkruhet: Sindikata e futbollistëve shqiptar siç ju ka venë ne djeni më parë, është vënë në djeni përsëri se disa klube po vënë në presion futbollistët duke i kërcenuar me gjoba që ata të dalin ne stërvitje. Sindikata e futbollistëve shqiptar do të vendosë në djeni autoritetet më të larta shtetërore që në përputhje me aktin normativ nr 3 date 15/3/2020 të marin masat administrative ndaj të gjith personave pergjegjes ne klubet e futbollit.

(e.ç/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne sport sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë koronavirusi ne sport sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë

Sondazh

Poll

Sport 24 Mars 2020, 12:58

PORTUGALI- Cristiano Ronaldon nuk e ndal askush. I karantinuar në Madeira, Portugali ku u kthye pas ndeshjes kundër Interit dhe qëndroi aty pas lajmeve se Danie...