Sport

Legjenda Gary Lineker në karantinë: Djali ka simptoma të çuditshme

23 Mars 2020, 22:16 Nga DOSJA
Legjenda Gary Lineker në karantinë: Djali ka simptoma të

Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, iu ka komunikuar ndjekësve të tij në rrjetet sociale se ka nisur vetizolimin prej koronavirusit.

Ish-sulmuesi i Tottenham-it duhet të qëndrojë për rreth 14 ditë në karantinë totale, sepse djali i tij, George, ka shfaqur “disa simptoma të çuditshme”.

“George ka thuajse një javë në këtë gjendje dhe ka kaluar shumë kohë me mua. Kam qenë i kujdesshëm, kam larë duart dhe kam mbajtur distancën e kërkuar, por do të jem në izolim”, – shkruan Lineker, i famshëm për batutat e tij fantastike.

“Duhet të bëhet kujdes me këto simptoma, sepse mund ta kesh virusin dhe nuk e di. Kam kontrolluar gjithçka me një mjek, përpara se të jepja këto informacione. Kini kujdes për veten”, shton ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus george lineker coronavirus george lineker

Sondazh

Poll