Sport

Kapiten si Paolo Maldini! Ish-lojtari i Milanit jep lajmin e madh: Unë dhe im bir jemi mirë

23 Mars 2020, 21:08 Nga DOSJA
Kapiten si Paolo Maldini! Ish-lojtari i Milanit jep lajmin e madh: Unë dhe

ITALI- Pas lajmeve se ishte prekur nga koronavirusi, drejtori i Milanit Paolo Maldini tregou se ai dhe i biru janë mirë dhe po rehabilitohen nga Covid-19. Në një video të publikuar, ish-kapiteni i Milanit bëri me dije se shpreson që brenda kësaj jave ai dhe djali i tij, futbollisti i Milani Daniele Maldini, të kurohen plotësisht nga koronavirusi.

Grande CAPITANO #Maldini dajeee???pic.twitter.com/hW5nqXUbUg

— Il Biondo © – 水瓶座 ♒️ (@FabioNutarelli) March 23, 2020

Me këtë video dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë dhënë mbështetje dhe dashuri nëpërmjet rrjeteve sociale me anë të mesazheve të tyre për shëndetin tim dhe të djalit tim. Jemi mirë, duhet t’ia dalim ta heqim këtë virus brenda javës. Faleminderit të gjithëve për keqardhjen tuaj që nuk ka munguar kurrë.

Por, dua të falenderoj veçanërisht dhe doktorët, infermieret, punonjësit e shërbimit mjekësor, mbrojtjes civile, forcave të sigurisë, të cilët po përballen me këtë situatë kritike me profesionalizmin dhe kurajon më të madhe. Na keni bërë krenarë të ndihemi italianë! Faleminderit shumë!”, rrëfehet ish-kapiteni legjendar i Milanit dhe Italisë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne futboll paolo maldini koronavirusi ne futboll paolo maldini

Sondazh

Poll