Sport

Mishmash te Napoli! U tha se lojtarët do të stërviteshin, klubi ndryshon mendje

23 Mars 2020, 22:22 Nga DOSJA
Mishmash te Napoli! U tha se lojtarët do të stërviteshin, klubi

Lojtarët e Napolit këto ditë janë hallakatur më shumë se duhet. Në fillim u mendua se skuadra e trajnerit Gattuso do të rikthehej në stërvitje, por nuk do të ndodhë fiks kështu.

Madje, do të ndodhë krejtësisht e kundërta. Klubi ka shtyrë stërvitjen sërish, pasi kishte menduar të zbriste në fushë të mërkurën.

“Stërvitja është shtyrë. Data e rikthimit të lojtarëve në stërvitje do të bëhet e ditur më tej, kur të merren vesh vendimet që do të merren për shkak të koronavirusit”, – shkruhet në deklaratën e klubit napolitan.

Gattuso po priste që skuadra e tij të kthehej në stërvitje, por këto ditë në Itali askush nuk mund ta mendojë futbollin në plan të parë. Koronavirusi po merr jetë njerëzish orë pas ore.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirus napoli stervitje koronavirus napoli stervitje

Sondazh

Poll