Sport

ZYRTARE/Lojërat Olimpike nuk do të zhvillohen këtë vit, kryeministri japonez Abe: Kemi rënë dakort të zhvillohen në 2021

24 Mars 2020, 13:11 Nga DOSJA
ZYRTARE/Lojërat Olimpike nuk do të zhvillohen këtë vit,

Tashmë është zyrtare: Lojërat Olimpike në Tokio do të shtyhen në vitin 2021. Sipas televizionit japonez NHK, kryeministri Shinzo Abe kërkoi zyrtarisht një shtyrje një vjeçare, gjatë një konference telefonike me Thomas Bach dhe me anëtarët e tjerë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Një zgjedhje e dhimbshme, por konsiderohet e pashmangshme, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19. Ditët e fundit ka pasur një presion në rritje për një ndryshim të datave, si nga federatat, ashtu edhe nga Komitetet Olimpike Kombëtare.

E fundit që i qëndroi idesë për shtyrjen e Olimpiadës ishte Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara, të shqetësuar për shëndetin e sportistëve të tyre,ndërsa Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe kishin kërcënuar se do të bojkotonin aktivitetin nëse do të mbahej në datat e planifikuara.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne bote lojerat olimpike koronavirusi ne bote lojerat olimpike

Sondazh

Poll

Sport 24 Mars 2020, 12:58

PORTUGALI- Cristiano Ronaldon nuk e ndal askush. I karantinuar në Madeira, Portugali ku u kthye pas ndeshjes kundër Interit dhe qëndroi aty pas lajmeve se Danie...