Sport

De Jong i prish punë, ylli i Barcelonës bëhet gati të luajë në Serie A

23 Mars 2020, 20:50 Nga DOSJA
De Jong i prish punë, ylli i Barcelonës bëhet gati të

Ivan Rakitic ishte një nga lojtarët më të përdorur te Barcelona, por krisja e thellë me klubin i vendosi shkelmin gjithçkaje. Drejtuesit katalanas nuk ia falen kurrë mesfushorit kroat udhëtimin drejt Sevillas pas eliminimit nga Liverpooli në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Ata vendosën menjëherë të ndërhynin në merkato dhe të afronin Frenkie De Jong. Holandezi u katapultua si titullar dhe ishte kroati që e pësoi. Mesfushori nuk mori minuta në drejtimin e Valverdes.

Situata ndryshoi në dhjetor kur drejtuesit synon ta shisnin, por nuk ndodhi kështu. Ai mbeti në Camp Nou, por duket se vera do të jetë ndarja përfundimtare me futbollistin. Rakitic me shumë mundësi do të kalojë në Serie A, aty ku Juvja dhe Interi e presin me krahëhapur.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona futboll rakitic barcelona futboll rakitic

Sondazh

Poll