Politike

‘OK’ për negociatat, presidenti Meta: Faleminderit, mos të humbasim asnjë minutë për plotësimin e kushteve

24 Mars 2020, 13:57 Nga DOSJA
‘OK’ për negociatat, presidenti Meta: Faleminderit, mos të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka falenderuar të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së për “ok” që i dhanë çeljes së negociateve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i shtetit theksoi se tashmë asnjë minutë nuk duhej humbur për të zbatuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja për nisjen e negocimit.

Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh! Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve!,”-shkruan Meta. 

Ditën e sotme, Bashkimi Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësimin. Ministrat e Jashtëm të BE kanë dhënë sot “OK” për anëtarësim. Maqedonia e Veriut nuk ka kushte për të plotësuar, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detya shtëpie’ për t’u përmbushur. Vendimin e komentoi edhe politika shqiptare, e cila  ka përshëndetuar vendimin dhe është fokusuar tek përmbushja e kushteve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be çel negociatat me shqiperinë celja e negociatave me be 2020 ilir meta be çel negociatat me shqiperinë celja e negociatave me be 2020 ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 24 Mars 2020, 11:23

TIRANË – Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë publike të gjitha masat e marra në burgje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në fja...