Sport

Trembet Barcelona, Ter Stegen refuzon ofertën për rinovim

23 Mars 2020, 18:56 Nga DOSJA
Trembet Barcelona, Ter Stegen refuzon ofertën për rinovim

Marc-Andre ter Stegen duket se do të largohet nga Barcelona. Portieri gjerman është i pakënaqur në “Camp Nou”.

Negociatat për rinovim kanë ngecur, të paktën për momentin, dhe sipas asaj që shkruan gazeta katalanase “Sport”, ka ende shumë diferencë mes asaj që i ofrojnë kryesuesit e La Ligës dhe atë që kërkon Ter Stegen.

Kontrata aktuale e gjermanit përfundon në vitin 2022. Ter Stegen deri tani ka bërë me dije se dëshiron të qëndrojë, por vetëm me rrogë si lojtar kryesor. Oferta e fundit e Barcelonës ka qenë me pagë 6.5 mln euro deri në vitin 2024.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona merkato ter stegen barcelona merkato ter stegen

Sondazh

Poll