Sport

“Po na ikën truri në karantinë”, lojtari i Romës nuk rri dot pa dalë me shokët

22 Mars 2020, 22:07 Nga DOSJA
“Po na ikën truri në karantinë”, lojtari i Romës

Justin Kluivert nuk e duron dot karantinën. Duket se ai ka lindur për jetë aktive dhe jo i izoluar në shtëpi prej koronavirusit.

“E kaloj kohën me gatime të ndryshme dhe stërvitje. Na lejohet të dalim thjesht për të blerë ushqime në market. Po qëndroj i izoluar në shtëpi, shoh seriale në TV dhe pushoj. Në mëngjes stërvitem në kopsht sa për të qëndruar në formë”, është shprehur sot sulmuesi i Romës.

“Sapo të kalojë kjo vështirësi, do të dal të ha një darkë me miqtë. Dihet që jashtë ushqehesh më mirë se në shtëpi. Po zbavitemi me shokët e tjerë të skuadrës duke xhongluar letra higjenike në vend të topit, por po na ikën truri”, ka shtuar Kluivert.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport karantina kluivert roma karantina kluivert roma

Sondazh

Poll