Sport

“Van Dijk fantastik, por Vidic ka qenë më i mirë”

22 Mars 2020, 21:17 Nga DOSJA
“Van Dijk fantastik, por Vidic ka qenë më i mirë”

Virgil van Dijk është ndoshta arsyeja numër 1 e suksesit që Liverpool ka arritur në dy vitet e fundit. Ai është qendërmbrojtësi model. Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, megjithatë, preferon dikë tjetër para tij.

I zënë ngushtë me pyetjen se cili është më i mirë, Nemanja Vidic në formën e tij më të mirë apo Van Dijk në formën e tij më të mirë, Ferdinand ka zgjedhur ish-partnerin e tij të vjetër.

“Duhet të zgjedh Vidicin, sepse ishte partneri im në mbrojtje dhe miku im. Ai më ka ndihmuar mua dhe unë atë. Saktësoj se e dua Van Dijk-un, mos më keqkuptoni. E adhuroj. Mendoj se në këtë moment është mbrojtësi më i mirë në botë. Do doja të kishim luajtur bashkë”, ka thënë Ferdinand.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferdinand van dijk vidic ferdinand van dijk vidic

Sondazh

Poll