Menaxheri i lokalit në Korçë me koronavirus, flasin fqinjët e 33-vjeçarit: Jemi shumë të shqetësuar, por nuk kemi pasur
22 Mars 2020, 15:48Nga DOSJA
KORÇË- Korça i shtohet hartës të të prekurve me koronavirus. 3 persona janë konfirmuar pozitivë. Bëhet fjalë për një cift burrë e grua si dhe një 33 vjeçar. Të tre personat kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë.
Nuk ka ende asnjë të dhënë nëse këta persona kanë patur kontakte më të tjerë që mund të kenë patur histori udhëtimi në shtetet fqinje.
Burime të “ABC News” tregojnë se 33 vjeçar edhe pse në moshë të re është në gjendje shumë të rënduar shëndetësore dhe është menaxher i një lokali nate. Atij i është bërë dy herë analiza dhe herën e parë doli negative të dytën pozitive. banorët e zonës ku ndodhet bari që ai punonte thonë se nuk është dizifektuar lagjja dhe se janë shumë të shqetësuar.
“Lajmin e dëgjuam në media, jemi shumë e shqetësuar. Kemi dritaren e kuzhinës në oborrin e tyre. Duhet bërë ndonjë dezinfektim dhe nuk dimë kë të lajmërojmë”, u shpreh një e moshuar.
Ndërsa një tjetër moshuar tha për “ABC News” se nuk kishin pasur kontakt, por janë të frikësuar: “Lokali është mbyllur këtë javë, pas datës 10. Jemi shumë të frikësuar, por nuk kemi pasur kontakt”, u shpreh ajo. I riu është person që ka pasur kontakte të shumta edhe për shkak të punës që kryente. Madje në datën 8 mars në ambientet e lokalit ku punonte është organizuar një festë e madhe
TIRANË- Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe po monitorojnë situatën e karantinimit të qytetarëve. Por duket s...
TIRANË- Mjeku i njohur Petrit Vargu shkruan se në spitalin e Radiologjisë po bëhet një tender për blerjen e aparaturave për ndërhyrje të mitrës pa gjak. Si...
TROPOJË- Policia e Shtetit dhe autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët ë mos lëvizin me makinë, por disa prej tyre kanë vendosur që të thyejnë rregullat...
TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar dhe sot kontrollet në të gjithë territorin, ku janë ndëshkuar të gjithë ata që kanë thyer rregullat e karantinës. Në nj...
TIRANË- Mjeku i njohur Erion Dasho në një reagim shkruan se COVID-19 nuk është një grip, dhe ndaj masat kundër tij duhet të jenë shumë të forta. Sipas tij ...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndare sot mesazhin e përbashkët të gjithë Organizatave Ndërkombëtare të cilat prej kohësh janë atashuar dhe Sh...