Aktualitet

Thyen rregullat e karantinës, Policia gjobit 78 qytetarë me 10 mijë Lekë: Një 24-vjeçar u arrestua në Elbasan se kundërs

22 Mars 2020, 14:31 Nga DOSJA
Thyen rregullat e karantinës, Policia gjobit 78 qytetarë me 10

TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar dhe sot kontrollet në të gjithë territorin, ku janë ndëshkuar të gjithë ata që kanë thyer rregullat e karantinës. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se në 12 orët e fundit janë gjobitur me 10 mijë lekë secili 78 persona që thyen rregullin e karantinës.  Po ashtu bëhet me dije se është arrestuar një 24 –vjeçar në elbasan, pasi kundërshtoi efektivët dhe 4 drejtues automjetesh kanë humbur të drejtën e lejes së qarkullimit për 3 vite.

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 78 persona që thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë. Nga Policia Rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të lejes së drejtimit për 3 vjet, 4 drejtues automjetesh.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur subjektet e tyre ditën e sotme. Policia e Shetit apelon edhe njëherë për të gjithë qyetarët që të respektojnë me rigorozitet masat e vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shkruan Policia.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat e policise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 gjobat e policise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll