Raste të reja me koronavirus/ 51-vjeçari nga Durrësi ishte kthyer nga Gjermania, gënjeu mjekët por e ‘tradhëtoi̵
22 Mars 2020, 13:35Nga DOSJA
DURRËS– Një 51-vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj testit për Covid 19, duke e çuar në 6 numrin e të infektuarve në qarkun e Durrësit duke përfshirë këtu edhe të moshuarën që ndërroi jetë disa ditë më parë.
Mësohet dy ditë më parë, 51-vjeçari kishte shkuar me urgjencë në spitalin e Durrësit pasi kishte shfaqur simptoma pneumonie. Në moment ishte pyetur nga mjekët për frekuentimin e ndonjë vendi të prekur nga pandemia, për të cilin ai ishte përgjigjur: Gjermania.
Megjithatë ai gënjeu mjekët duke mos e treguar datën e vërtetë se kur ishte kthyer, gje që verifikua përmes sistemit TIMS. Ai është kthyer më pak se dy javë më parë, ndërsa e shoqja sapo ishte kthyer nga Milano. Pasi i është nënshtruar testit, ai ka rezultuar pozitive dhe është dërguar në spitalin e infektivit në Tiranë.
Ndërkohë mësohet se një tjetër pacient mashkull që ndodhet në urgjencë me simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit, megjithatë ende pritet përgjigja e analizave të tij.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku i njohur Erion Dasho në një reagim shkruan se COVID-19 nuk është një grip, dhe ndaj masat kundër tij duhet të jenë shumë të forta. Sipas tij ...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndare sot mesazhin e përbashkët të gjithë Organizatave Ndërkombëtare të cilat prej kohësh janë atashuar dhe Sh...
TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin, ku ka konstatuar se disa ponarë dyqanesh kanë nisur abuzimin me çmimet. Sipas nj...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo sërish ka bërë apel për të gjithë qytetarët që të kujdesen për të mos u infektuar nga koronavirusi. Në një bisedë me ministren e ...
TIRANË- 89 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Si asnjëditë më parë, brenda 24 orëve janë shënuar 13 raste të reja, duke markuar me të kuqe nëj zonë...
SARANDË– Kanë kaluar javë nga zbulimi i të infektuarit të parë në Shqipëri nga koronavirusi, dhe tashmë prej gati 14 ditësh vendi është izoluar në përpjekj...
TIRANË– Kryegjyshi i Bektashinjëve, Baba Mondi ka dërguar një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit, e cila për herë të ...