Bota

Italia e tëra në karantinë/ Mbyllen të gjitha aktivitetet prodhuese jo jetike, Conte: Do jenë hapur vetëm farmacitë dhe m

22 Mars 2020, 07:56 Nga DOSJA
Italia e tëra në karantinë/ Mbyllen të gjitha aktivitetet

ITALI– Kryeministri italian Giuseppe Conte ka mbyllur gjithçka! Conte ka bërë me dije se do të mbyllet çdo aktivitet prodhues që nuk është jetk për të garantuar të mira dhe shërbime esenciale për italianët.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ai pas një ditë kur vendi i tij shënoi pothuajse 800 viktima brenda ditës nga koronavirusi, ndërsa çdo ditë numëron shifra marramendëse të infektuarish. Mbyllja e të gjithë aktivitetit prodhues të ‘panevojshëm’ do të nisë nga dita e nesërme dhe do të zgjasë deri më 3 prill.

“Kjo është sfida më e vështirë pas luftës së Dytë Botërore. Ne do të mbyllim të gjitha aktivitetet jo-thelbësore të prodhimit. Por supermarketet, ushqimi, farmacitë do të qëndrojnë të hapura. Shërbimet thelbësore do të garantohen, bëhet fjalë për ato: bankare, postare, sigurime, financiare dhe transporti”.

Pas lajmit, Conte u ka kërkuar qytetarëve të tij që të ruajnë qetësinë duke i siguruar se kanë mbështetjen e qeverisë së tij në këto momente të vështira.

“Unë i ftoj të gjithë të qëndrojnë të qetë. Ne e ngadalësojmë motorin prodhues të vendit, por ne nuk do ta ndalojmë atë. Është një vendim të vështirë por të domosdoshëm. Të bashkuar ne do t’ia dalim”.

Ndërkohë Italia është kthyer në epiqendrën e koronavirusit në Europë duke shënuar 4,825 viktima, bilanc që rritet çdo ditë mesatarisht me 20%. Ndërsa të paktën 53.578 persona të tjerë janë të infektuar.
(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte itali koronavirusi ne itali giuseppe conte itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll