Bota

Shifra alarmante/ Mbi 300 mijë të prekur nga koronavirusi në botë, Italia numëron 5.476viktima, bilanc i rëndë edhe në S

22 Mars 2020, 06:44 Nga DOSJA
Shifra alarmante/ Mbi 300 mijë të prekur nga koronavirusi në

Pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë botën. Kina, vendi i “origjinës” numëron tani me gishtat e dorës të infektuarit e rinj, ndërsa epiqendra është vendosur në Europë.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 14,437 persona dhe të infektuar janë rreth 335,157 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 5476 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 59138 personave. 

Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 15 persona dhe në Francë ka 450 viktima. Bilanc të rëndë ka dhe Spanja me Britaninë e madhe. Ndërkohë që pandemia po përhapet me shpejtësi marramendëse edhe në Amerikë ku kanë humbur jetën më shumë se 320 persona.

Të infektuar ka edhe në Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Ndërsa në Shqipëri 76 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Shumë prej vendeve kanë mbyllur tërësisht kufijtë për të shmangur përhapej e mëtejshme të kësaj pandemie globale.

(k.m/dosjaa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll