VIDEO/ Gangsteri te ‘5 maji’ shkel karantinën, godet policët dhe s’pranon shoqërimin, familja ankohet: Na rrahën, mua
21 Mars 2020, 21:45Nga DOSJA
TIRANË- Shqipëria është sot në mes të një pandemie botërore, e cila ka shkaktuar në Itali vetëm brenda 24 orëve të fundit, 793 viktima. Por pavarësisht apelit, thirrjeve, dhe vendosjes së karantinës, qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar. Kështu ka ndodhur edhe pasditen e sotme në Tiranë, ku një burrë nuk do ka pranuar të qëndrojë në karantinë.
Dosja.al ka ndjekur rastin e ndodhur sot rreth orës 19:30 tek “5 maji”. Artur Rexha, rreth të 40-ave, kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar në farmaci (të cilat janë të mbyllura), kur është pikasur nga një patrullë e komisariatit nr.4 në kryeqytet. Pa maskë, pa doreza, jashtë orarit të lejuar, Patrulla e Policisë e ka ndaluar, i ka bërë thirrje të kthehet në banesë.
Familja Rexha, rrëfen për Shijak TV, tmerrin e përjetuar gjatë dhunës së ushtruar ndaj kryefamiljarit i cili theu karantinën. Djali 14 vjeçar i A.R ndodhet në gjendje shoku pasi ka parë gjithçka ka ndodhur mes babait të tij dhe efektivëve të policisë.
Në këtë moment, shkelësi i karantinës, ka kanosur punonjësit e policisë dhe është larguar me urgjencë për në banesën e tij. Patrulla e Policisë është nisur pranë banesës së personit, bashkë me një patrullë të repartit “Shqiponja”.
Sapo kanë shkuar pranë banesës, Rexha ka nisur të godasë punonjësit e Policisë, duke mos pranuar të shoqërohet në Komisariat. Efektivët në pamundësi për të bërë shoqërimin, e kanë neutralizuar duke e dërguar në Komisariat.
Ndërkohë që familjarët e tij, e shohin shoqërimin si dhunë dhe të padrejtë. Ata kanë nxituar të nxjerrin celularët për të filmuar “dhunën” e policisë, ndërkohë që e pranojnë edhe vetë se Rexha e shkeli karantinën. “Isha në gjumë babi kishte dalë të blinte ilaçe, mua më dhimbte edhe pak stomaku. Polici erdhi aty, pritëm 5 minuta, erdhën Shqiponjat këtu, na ranë”-thotë njëri nga djemtë e Rexhës, i cili pretendon se është dhunuar nga Policia, ndërkohë që në video nuk duken shenja dhune.
40-vjeçari i pabindur, jo vetëm që ka rrezikuar jetën e qytetarëve me lëvizjen jashtë orarit të lejuar, por edhe të punonjësve të Policisë.
Qytetari tashmë është ndaluar nga Policia, për kundërshtim të punonjësve të Policisë, kanosje dhe goditje.
E gjithë Shqipëria, është izoluar për 40 orë për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së virusit që po merr jetë në të gjithë botën me shpejtësi të frikshme. Por megjithatë, qytetarët në Shqipëri janë ende të pandërgjegjësuar. Përgjatë këtyre ditëve, Dosja.al ka raportuar hap pas hapi, shkeljen dhe mungesën e ndërgjegjësimit të qytetarëve përballë masave që duhen marrë ndaj COVID-19.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një shitës ka tërhequr nga xhaketa në mes të tregut një burrë të moshuar. në videon e publikuar nga DNSh-ja në faqen e tyre në Facebook, shih...
Aktualitet21 Mars 2020, 20:24
TIRANË– Pacienti zero është drejt shërimit, pasi testi që ka bërë ka rezultuar negativ. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, në një s...
Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëv...
Aktualitet21 Mars 2020, 18:49
TIRANË– Pedagogia shqiptare në Itali, Luljeta Paparisto, tregoi në një lidhje me “Skype” për News24 se situata në vendin fqinj vijon të jetë kaotike,...
Aktualitet21 Mars 2020, 18:14
TIRANË– Pacientja e 69-të e infektuar në Shqipëri me Covid-19 ka vendosur të flasë hapur, me zë dhe me figurë për gjithçka që po përjeton nga ky vir...
TIRANË– Duke filluar nga e marta do të qëndrojnë hapur një sërë biznesesh, përfshirë këtu edhe shumë prej tyre që nuk kanë të bëjnë me ushqimoret apo farma...
TIRANË– Përplasja e frikshme mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, pamjet e të cilës kryeministri Edi Rama i shiti si nga Spanja, ka ndodhur në Algjer...
DURRËS– Qyteti i durrësit është bindur ndaj masave të marra nga qeveria. Në videon e mëposhtme shikoni se si vendi bregdetar është në një qetësi të plotë d...
TIRANË– Mjeku i Spitalit të Infektivit në QSUT, Tritan Kalo, ka deklaruar se shumë pacientë të tjerë të infektuar me COVID-19 do të lënë shumë shpejt spita...
SHKODËR– Radha për të blerë bukë nuk ka pasur fund në ditët e sotme. Videoja që po shikoni vjen nga qyteti i Shkodrës, ku qytetarët janë të reshtuar përbal...