Aktualitet

21 Mars 2020, 20:24 Nga DOSJA

TIRANË– Pacienti zero është drejt shërimit, pasi testi që ka bërë ka rezultuar negativ. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, në një status në profilin e tij në Facebook.

Edhe pacienti zero sapo doli negativ,”– shkruan Rama në statusin e tij, lajm të cilin e shoqëron me disa ikona me sytë me yje, duke treguar entuziasmin e tij pas kësaj ngjarjeje.

Të njëjtin lajm e ka dhënë edhe Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë.

“Një tjetër lajm i mirë?? Edhe pacienti 0️⃣ sapo është konfirmuar negativ??
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3️⃣ pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi??
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit?
#JeniMëTëMirët?,”- shkruan Manastirliu.

Ditën e sotme la ambientet e spitalit paciteni i parë që u shërua nga Covid-19 në Shqipëri.

Ky lajm vjen në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ogerta manastirliu sherohen pacientet me covid-19 edi rama ogerta manastirliu sherohen pacientet me covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2020, 18:49

TIRANË– Pedagogia shqiptare në Itali, Luljeta Paparisto, tregoi në një lidhje me “Skype” për News24 se situata në vendin fqinj vijon të jetë kaotike,...

Aktualitet 21 Mars 2020, 18:14

TIRANË– Pacientja e 69-të e infektuar në Shqipëri me Covid-19 ka vendosur të flasë hapur, me zë dhe me figurë për gjithçka që po përjeton nga ky vir...