Bota

COVID-19/ 11,417 persona kanë humbur jetën në të gjithë botën, rritet ndjeshëm numri i viktimave në Itali

21 Mars 2020, 06:40 Nga DOSJA
COVID-19/ 11,417 persona kanë humbur jetën në të gjithë

Koronavirusi pothuajse është i përhapur në të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 11,417 persona dhe të infektuar janë 276,472 të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,031 persona.  Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 275 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 450viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll