Sport

Mediat na paskëshin mashtruar, Balotelli nuk është edhe aq “i tmerrshëm”

20 Mars 2020, 16:12 Nga DOSJA
Mediat na paskëshin mashtruar, Balotelli nuk është edhe aq

Mario Balotelli nuk është ashtu si e kemi menduar ne prej vitesh. Kështu shprehet sulmuesi i Brescia-s, Florian Aye, i cili ka dhënë një intervistë për France Football.

Sipas tij, sulmuesi italian është ndryshe jashtë fokusit të kamerës. Ai është bujar, i pëlqen të argëtohet, por motivon shokët dhe sillet mirë. “Mario është një djalë i jashtëzakonshëm. Për mua, ai është i sjellshëm dhe bujar, jo ashtu si përshkruhet nga shtypi”, është shprehur Aye.

“Unë jam befasuar pozitivisht prej tij, më besoni. Në dhomat e zhveshjes, falë përvojës që ka, Mario është lider. Ka një talent të madh dhe është një njeri të cilit i pëlqen të argëtohet”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport balotelli brescia serie a balotelli brescia serie a

Sondazh

Poll