Politike

Situata me COVID-19/ Basha letër OBSH: Mjekët e infermierët pa pajisje, duhet ndihma juaj. Qytetarët me shenja, në rritje,

20 Mars 2020, 10:05 Nga DOSJA
Situata me COVID-19/ Basha letër OBSH: Mjekët e infermierët pa

TIRANË- Në kohën kur Shqipëria po përjeton ditë të vështira në luftën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, i kërkoi ndihmë për Shqipërinë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një letër (Kliko KËTU) drejtuar sot drejtorit të Zyrës së OBSH-së në Tiranë,  Dr. Raul Gonzalez, kreu i opozitës kërkoi mbështetje për pajisjen e autoriteteve shqiptare me pajisje për testimin më të madh të qytetarëve.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh”– shkruan zoti Basha në letrën për OBSH.

Basha e mbështet këtë kërkesë në shqetësimin e bërë publik se, nga njëra anë, po refuzohet testimi i shumë qytetarëve me shenjat e COVID-19 nga ana tjetër, numri i raportuar zyrtarisht për testime, është në rënie prej datës 11 mars, për shkak të mungesës së testeve. Në letrën drejtuar Zyrës së OBSH-së në Tiranë, zoti Basha ngre edhe shqetësimin e ekspozimit të stafeve mjekësorë ndaj infektimi.

“Do të ishim shumë mirënjohës, nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore”– shkruan lideri i opozitës Basha.

Numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Rasti i fundit është një 65-vjeçare nga Patosi, e cila u nis me urgjencë drejt spitalit Infektiv. Dje u konfirmuan edhe tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha leter obsh koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 basha leter obsh koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll