Politike

‘Do iu bëj një pyetje cinike!’/ Rama vihet para zgjedhjes, vdekjen e mijëra njerëzve nga korona apo ruajtjen e e

19 Mars 2020, 21:46 Nga DOSJA
‘Do iu bëj një pyetje cinike!’/ Rama vihet para zgjedhjes,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë në një lidhje live në emisionin “Opinion” ku edhe ka folur lidhur me situatën në vend. Moderatori i emisionit Blendi Fevziu një pyetje të vështirë, të cilën e quajti edhe vetë cinike. Ndërsa kreu i qeverisë tha se një zgjedhje për të sakrifikuar disa persona në mënyrë që ekonomia të ecë mirë është amorale.

PYETJE: Po të bëj një pyetje cinike që qarkullon, e përsërish është cinike; ka nga ata që pyesin se a ia vlen se për 3 mijë vetë që mund të humbin jetën të sakrifikohet e ardhmja e të tjerëve?

Edi Rama: Këtë bast se ka bënë akoma askush, as presidenti i Amerikës që shquhet për këto baste që trondisin botën. Edhe Johnson që thoshte dje do shkoni në punë tani thotë që do rrethojë Londrën me forca ushtarake. Mund të vijë dita që njerëzit të rebelohen, dhe të thonë se ne s’do vdesim të gjithë tani se do na vdesim ca njerëz. Kjo do ishte një e re në historinë e njerëzimit. Jo si ata që e çonin buxhetin për bomba. Mbase do vijë koha për vdekje konsensuale. Mbase do vijë dhe kjo kohë për zgjedhje amorale. Po unë besoj që është amorale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll