Politike

Internet falas? Rama: Po punojmë me AKEP, shpresojmë që nesër të japim një lajm të mirë

19 Mars 2020, 21:15 Nga DOSJA
Internet falas? Rama: Po punojmë me AKEP, shpresojmë që

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shpehur se nga dita ë nesërme shërbimi i internetit mund të jetë falas për të gjithë.

Në një lidhje live me emisionin “Opinion”, Rama u shpreh se është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ajo që po merret më këtë çështje dhe nesër do ketë një vendimmarrje.

Po merremi intensivisht, AKEP është në punë intensive dhe shpresoj që të kemi një përgjigje nesër.  Në disa vende ka kolapsuar sistemi dhe besoj që nesër do kemi një lajm të mirë”, tha Rama.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama internet falas ne karantine koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin edi rama internet falas ne karantine koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll