Politike

Plani i qeverisë kundër COVID-19, LSI: I paqartë, nuk tregohen se cilat fonde u shkurtuan nga buxheti

19 Mars 2020, 21:19 Nga DOSJA
Plani i qeverisë kundër COVID-19, LSI: I paqartë, nuk tregohen se

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas publikimit të planit të qeverisë për përballimin e situatës së COVID-19. Në një ragim për mediat, LSI shkruan se  është i paqartë dhe i padetajuar. Sipas LSI, qeveria sot shtoi paqartësinë dhe mosbesimin pasi nuk bëri publik se cilat janë fondet që shkurtohen në buxhetin e vitit 2020.

“LSI vlereson se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte vetem nje hap, por edhe ky ende i paqarte dhe i padetajuar. Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartesine dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilet jane fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat per rrjedhoje do te vendosen per perballimin e pandemise.

Transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke te qytetareve dhe vetem e vetem ne interes te tyre dhe halleve te medha te tyre ne keto dite te veshtira. LSI do te mbeshtese vetem hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta, qe shkojne ne xhepin e qytetareve dhe jo zhurme propagandistike per financime qe lindin dhe vdesin ne konferenca shtypi”, është ky reagimi i LSI.

Rama ka shpallur sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Plani është mirëpritur nga Presidenti dhe Partia Demokratike, por kërkojnë transparencë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike levizja socialiste per integrim masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin levizja socialiste per integrim masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll