Aktualitet

Çantë sportive, xhup blu, i shtrirë përmbys/ Dalin fotot e Jurgen Kurtit pak minuta pas vrasjes, trupi i vdekur në rrugë

20 Mars 2019, 19:58 Nga DOSJA

TIRANË- Jurgen Kurti, 26-vjeç, mbeti vdekur mbrëmjen e së hënës pas një atentati nga persona ende të pa identifikuar. (Lexo këtu)

Dosja.al publikon sot fotot ekskluzive të Kurtit, pak momente pas vrasjes, dhe siç shihet ai është i shtrirë në tokë përmbys, i veshur sportiv dhe më çantë në kurriz.

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, (Lexo këtu) u vra pranë shtëpisë së tijë në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi” nga persona të maskuar.

Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend. Autorët duket se e kishin ndjekur duke kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe në fund i bënë pritë poshtë banesës duke e vrarë.

Për vrasjen e Jurgen Kurtit policia ka shpallur të birin e tregtarit të vrarë në Durrës, Dervis Arapi, pasi menaxheri i VIP-ave, ka qenë një prej të akuzuarve kryesorë nga familja e tij për vrasjen e Agim Arapit.

Por pavarësisht kësaj, Vjollca Arapi, bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi, është shprehur se familja e saj nuk ka lidhje me këtë vrasje. Edhe Dervis Arapi pas shpalljes në kërkim policor, u shpreh se ndonëse nuk ka ndjerë dhimbje për vrasjen e Kurtit, ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. (Lexo këtu) Dervis Arapi është shprehur se është në dispozicion të policisë kur dhe ku të dojë ajo.

(B.B/ Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dervis arapi jurgen kurti vjollca arapi vrasja e menaxherit të vip-ave dervis arapi jurgen kurti vjollca arapi vrasja e menaxherit të vip-ave

Sondazh

Poll