Aktualitet

Kosovë/ Prostitucion dhe masazhe, policia arreston 8 femra dhe një mashkull, mbyllen 22 aktivitete (Video)

20 Mars 2019, 17:33 Nga DOSJA
Kosovë/ Prostitucion dhe masazhe, policia arreston 8 femra dhe një

KOSOVË– Policia e Kosovës ka përfunduar operacionin “Masazhi 2019”, në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës dhe ka vënë në pranga 9 persona nën akuzat ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’. Sipas medieve kosovare mësohet se të arrestuarit janë 8 femra dhe një mashkull shqiptar.

Ndërkohë gjatë kontrollit në ambjentet e lokaleve dhe qendrave të masazheve, me qëllim parandalimin e të gjitha veprave penale, janë gjetur parregullsi dhe për pasojë janë mbyllur 22 aktivitete.

Gjatë periudhës shkurt-mars janë inspektuar gjithsej 48 lokale, ku janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18-vjeçare.

Në vitin 2019 DHTQNJ-ja ka identifikuar 3 raste të ‘mundësimit në prostitucion’ si arrestimin e 11 personave në Kosovë. Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2018 Policia e Tiranës pas 7 përgjime zbuloi 4 qendra estetike që ishin kthyer në baza prostitucioni. Në pranga u vunë tre administratorët dhe u shoqëruan 7 vajza.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 9 persona te arrestuar kosove prishtine prostitucion qendra masazhesh 9 persona te arrestuar kosove prishtine prostitucion qendra masazhesh

Sondazh

Poll