Aktualitet

“Nardi i bujtinave” iu ekzekutua me 20 plumba para syve, ky është pasagjeri që e shoqëronte (Foto+Emri)

20 Mars 2019, 19:46 Nga DOSJA
“Nardi i bujtinave” iu ekzekutua me 20 plumba para syve, ky

SHKODËRDosja.al ka mësuar identitetin e personit që shoqëronte biznesmenin nga Shkodra, Ferdinand Polia 35 vjeç, të njohur si “Nardi i bujtinave” në momentin që ky i fundit u ekzekutua me 20 plumba. Bëhet fjalë për shtetasin Xhovan Mirashi, i cili ishte në automjet me viktimën dhe mendohet të jetë punëtor i servisit te makinave ku Polia kishte çuar automjetin e tij për riparim. 

Pas vrasjes Mirashi është shoqëruar për në komisariatin e Policisë së Shkodrës ku është marrë në pyetje.

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një tjetër vrasje që ka ndodhur pasditen e sotme. (Lexo këtu) Ferdinand Polia, 35 vjeç, i njohur si biznesmen dhe pronar i disa prej bujtinave turistike në Theth, u ekzekutua me 20 plumba ndërkohë që po lëvizte me automjetin e tij, tip fuoristradë. (Lexo këtu)

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu nuk ka qenë më parë i skeduar nga Policia e Shtetit, dhe se njihet si një person social, i dashur dhe jo problematik. Disa muaj më parë, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën.

Ai apelonte që të ndërhynte shteti për të larguar dëborën, ndërsa sot është vrarë në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i biznesmenit ferdinand polia nardi i bujtinave shkoder vrasje ne shkoder xhovan mirashi ekzekutimi i biznesmenit ferdinand polia nardi i bujtinave shkoder vrasje ne shkoder xhovan mirashi

Sondazh

Poll