Aktualitet

Vrau ish-të përndjekurin politik, vetëdorëzohet në polici autori Islam Myrkaj

20 Mars 2019, 19:29 Nga DOSJA
Vrau ish-të përndjekurin politik, vetëdorëzohet në

TIRANË- Autori i vrasjes së 62-vjeçari Haxhi Baxhinozi, (ish i përndjekur politik) është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij.

Autori i vrasjes është Islam Myrkaj, 61 vjeç.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Tiranës me anë të një komunikate për shtyp, në të cilën ajo shprehet: 

“Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje.

Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 mars në parkun e Liqenit Artificial, ku viktima po vraponte së bashku me të birin e mitur. (Lexo këtu) 62-vjeçari është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe megjithëse është transportuar në spital, nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra.

Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur ka pasur një konflikt verbal me të dhe më pas e ka ekzekutuar.  I vetmi që ka mundur që ta identifikojë autorin, ka qenë djali i mitur i viktimës, i cili ishte gjithashtu prezent në vendngjarje. Viktima i kshte Islam Myrkajt 80 mijë euro borxh, ndërsa kishin së bashku një biznes. (Lexo këtu)

Viktima ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vetedorezohet autori vrasja e ish-të përndjekurit politik vrasja te liqeni vetedorezohet autori vrasja e ish-të përndjekurit politik vrasja te liqeni

Sondazh

Poll